Tetë të vdekur në një minierë qymyri në Serbi

Beograd, 1 prill 2022 – Të paktën tetë minatorë humbën jetën dhe rreth 20 u plagosën të premten nga pasojat e një shembjeje në një minierë qymyri në Serbi.

Ministria e Minierave dhe Energjetikes tha se shembja ndodhi ne minierën “Soko” afër Sokobanjës në orët e hershme të mëngjesit dhe sipas të dhënave të para aksidenti pasoi shpërthimin e metanit.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinc, rreth 200 kilometra në jug të Beogradit, Rodolub Zhivadinoviç, tha se ende nuk dihet saktë sa minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë dhe se sipas autoriteteve në kohën e aksidentit 49 minatorë ishin në punë.

Miniera e qymyrit në Aleksinc edhe në të kaluarën është përballur me aksidente për shkak të metanit.

Në nëntor të vitit 1989 rreth 90 minatorë vdiqën në një shpërthim atje.

(Zëri i Amerikës)