Texas: Dy vajza shqiptare vdesin në aksident

Liridona dhe Mergimtare Bojkaj

Liridona dhe Mergimtare Bojkaj

Një familje shqiptare ka pësuar një aksident të rëndë në Kilgore. Texas (Teksas), ku dy vajza në shkollë të mesme kanë humbur jetën.
Sipas zyrtarëve një makinë SUV me pesë vetë është përplasur rreth 3 milje në veri të Hendersonit. Timonin po e drejtonte Hava Shala, 33 vjeçare nga Kilgore, ndërsa automjeti u rrokullis ndërsa po përpiqej të anashkalonte diçka në rrugë. Makina u rrotullua disa herë duke hedhur nga forca jashtë saj të paktën dy prej pasagjerëve.
Hava Shala, bashkëudhëtari në ulësen përpara (Bennie Shala, 37 vjeç) dhe një nga personat e ulur mbrapa Murteza Bojkaj (19 vjeç), të gjithë nga Kilgore, kanë të shtruar në spital por gjendja e tyre ende është e paqartë.
Kanë humbur jetën për fat të keq Liradona Bojkaj, 14 vjeç dhe nxënëse e klasës së 8 si dhe Mergimtare Bojkaj, 17, maturante. Liradona u gjend e vdekur në skenën e aksidentit. Mergimtare Bojkaj vdiq në spitalin e Tyler-it.
(Illyria sipas medias lokale)