Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipërisë

Arben Llalla

Arben Llalla

Sot në Athinë, përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin.

Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi më 17 Shkurt ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti vazhdojë me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur.
Si gjithnjë në 17 shkurtë organizatat ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë përkujtuan 99 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit. Aktivitetin qendror e organizon Babis Krathanos kryetar i shoqatës së Vorio Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio Epiriotase. Të pranishëm këtë herë ishin deputeti i PASOK Pirro Dhima, deputeti i Agimit të Artë Kristo Papa, nga partia MEGA të minoriteti në Shqipëri Perikli Naçi, Thoma Jani ng partia e të Drejtave të Njeriut të Vangjel Dules, Avram Gunari përfaqësues i qeverisë, deputeti Vasilis Kapernaros, etj. Ajo që ra në sy ishte mungesa e falimit të mbajtur gjithnjë nga kryetarit të Rinisë së Vorio Epirit Theofanis Kaliviotis, punonjës në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes, i cili këtë herë fjalën e tij ja kishte besuar ta mbante nënkryetarja e shoqatës Eleni Dhomu. Vetë Kalivitoti pas publikimit të dokumentave si punonjës i qeverisë së Shqipërisë kohëve të fundit ka qenë vetëm spektator i aktiviteteve të ndryshme duke mos mbajtur fjalimet ekstremiste. Përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin.
Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kalivioti.
Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grek nga Shqipëria të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, dhe shpeshherë ka qenë anëtarë në disa parti duke mos e gjetur vetveten.
Theofan Kalivioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve. Ai sipas disa dokumendave të botuar kohëve të fundit figuron këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes, pra paguhet prej disa vitesh nga Shqipëria.
Ironike është fakti se në të njëjtën ditë më 17 Shkurt shqiptarët festojnë Pavarësinë e Kosovës dhe mbajtjen e ligjëratave të parë të Universitetit të Tetovës, ndërsa një grup grekësh ekstremistë përkujtojnë një ëndërr që nuk mund të realizohet asnjëherë, atë të aneksimit të jugut të Shqipërisë.