Thirrje komunitetit shqiptar për të votuar dhe angazhuar ne zgjedhjet primare ne NYC ne 22 Qershor!

Nje nga menyrat me te mira per te angazhuar komunitetin tone politikisht eshte perfshirja ne fushata zgjedhore per te perkrahur kandidate qe do te ndihmojne dhe suportojne komunitetin tone. 

Eshte e rendesishme qe te mund te tregojme fuqine tone ne bllok pavaresisht kandidateve politike dhe perkatesise partiake sepse vetem te bashkuar vota jone ka fuqine dhe peshen e duhur. 

Zgjedhjet e 22 Qeshorit jane shume te rendesishme per qytetin e New Yorkut dhe akoma me te rendeshme per komunitetin tone. 

Une dhe Common Sense Political Club duam ti bejme thirrje komunitetit tone te angazhohen ne kete fushate per te inkurajuar komunitetin tone jo vetem te votojne, por te votojne per kandidate qe do te na ndihmojne te fuqizohemi ne te ardhmen. Votimi eshte detyrim qytetar dhe pergjegjesi jo vetem personale por dhe per komunitetin qe perfaqesojme dhe brezat e rinj dhe te ardhmen e tyre. Ju ftoj te na bashkengjiteni nga sot deri diten e votimeve 22 Qershor nga ora 10 deri ne oren 8 ne mbremje ne 993 Morris Park Avenue ne Bronx ose te na kontaktoni 917-916-5271. 


https://youtu.be/HID8mpLUSrc
Ju Faleminderit,

Mark Gjonaj dhe Common Sense Political Club

One Response to “Thirrje komunitetit shqiptar për të votuar dhe angazhuar ne zgjedhjet primare ne NYC ne 22 Qershor!”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati_Shqiptar Çam Amerikan says:

    Ne si Shqiptare nga te gjitha Krahinat Etnike Shqiptare-duhet ta ndjejme vehten Krenare se jetojme ne kete vend te Bekuar ku na lind e drejta per tu perfaqsuar.prandaj TE BASHKUAR TE VOTOJME PER TE ARDHMEN e VERTETE SHQIPTARE QE MUND TE REALIZOHET Me kete VEND TE BEKUAR