Tingulli i një Premtimi të Ndershëm

(Mendimet e një Dite Korriku)

Nga Altin Zaloshnja

Këto janë tre nga 56 nënshkrimet në total në Deklaratën e Pavarësise së Shteteve të  Bashkuara. Ato i përkasin tre karaktereve shumë të veçantë të asaj kohe.

I pari, Xhon Hankok nga Masaçusets, ishte presidenti i Kongresit të Dytë Kontinental. Sipas legjendës ai nënshkroi me shkrimin më të madh të mundshëm, që të dallohej lehtësisht nga autoriteti kundërshtar. Dhe autoriteti kundërshtar qëlloi që të ishte perandoria më ekspansive në histori.

I dyti, Luis Morris nga Nju Jork, kur u paralajmërua për pasojat e vendimit nga i vëllai, gjeneral në ushtrinë britanike, deklaroi prerazi: “Ne djall pasojat, më jep penën”!

Të dy ishin njerëz shumë të respektuar në shoqëri dhe në gjendje solide ekonomike, ndërkohë që jetët dhe financat e tyre vuajtën si rezultat i atij veprimi momental. 

Dhe kjo na sjell tek individi i tretë, Tomas Xheferson nga Virxhinia, gjeniu i shkrimit deklarativ, autori i tekstit dora vetë. Shpesh, dhe kuptueshëm ashtu, fjalia e dytë “blatuar nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, ndërmjet të cilave Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë” është më e dalluara dhe më e përmendura. Eshte fjali monumentale, që i kujton qeverisë se të drejtat njerëzore janë dhuratë e Zotit per njeriun dhe as merren dhe as nëperkëmben, nga cilido mekanizëm shtetëror pa një arsye te drejtë dhe tërësisht ligjore.

Gjithsesi, mund te argumentohet që fjalia e fundit e dokumentit meriton gjithashtu të njëjtën vëmendje. Në të thuhet ”Dhe për mbeshtetjen e kësaj Deklarate, me besim të patundur në përkrahjen hyjnore të Zotit, ne bashkarisht lëmë peng tek njëri tjetri Jetët, Pasuritë dhe Nderin tonë te shenjtë”. Këta individë e dinin cfarë i priste, por të bindur që po bënin atë që ishte e drejtë, qëndruan së bashku dhe përballuan muzikën e betejave që po mbërrinin.

Morali i gjithe ngjarjes: ky ështe karakteri që udhëheqësit duhet te kenë dhe kjo eshtë rruga që nje komb duhet të ndjekë për patur një qeverisje të përgjegjshme dhe prosperitetin që rrjedh prej saj.

Ne token e etërve tanë ku karakteret kryesore të udhëheqjes se afërsisht 80 vjeteve të fundit kane treguar dhe provuar te jene Ose diktatore gjakatare e perverse, Ose sekretare tribale ish-komuniste te etur per pushtet, Dhe/Ose ekzibicioniste mentale te pafre ne krye te nje sistemi korrupsioni mbytes, pyetja vazhdon te mbetet, a do ta degjoje Shqiperia ne ndonje moment te historise se saj, tingullin e Atij premtimi te ndershem?

A do ta Degjoje Ndonjehere?

Gëzuar 4 Korrikun!

© Altin A. Zaloshnja