Tirana me flamurin amerikan për nderimin e viktimave të 11 Shtatorit 2001

Postimi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj

Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit – që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura.

Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera.