Tirana thotë se me daljen e variantit “Delta”, vaksinimi është kthyer në çështje urgjente, sepse koha nuk pret

Mjekët në Shqipëri nuk kanë nxjerrë ndonjë udhëzues nëse duhet të vazhdojë vaksinimi kundër Koronavirusit në periudhën e temperaturave të larta mjedisore përmbi 42 gradë të celsiusit

Knid Ndrenika

Shqipëria çeli këtë 1 gusht Muajin e Hapur të Vaksinimit kundër Koronavirusit.

Vaksinimi i hapur përfshin moshën mbi 18 vjeç në qendrat e lëvizshme ose jo ndërmjet orëve 08:00 deri në 20:00.

Nuk ka ndojë udhëzues nëse mund të kryhet vaksinimi në temperatura të larta mjedisore përmbi 42 gradë, nisur nga ndërprerja javën e kaluar prej 9-ëve të mëngjesit për këtë arsye të të nxehtit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve dhe të paraqiten në çdo qendër me kartën e identitetit.

Silva Bino zyrtare në Institutin e Shëndetit Publik thotë se veçanërisht në kohën e shpërfaqjes me rrezikshmëri të lartë të variantit indian “Delta”, vaksinimi frenonon përhapjen e COVID-19:

“Virusi “Delta” e bën urgjent vaksinimin! Ndërsa dderi dje thonim “vaksinim”, sot vaksinimi është një urgjencë sepse virusi është tepër i transmetueshëm, tepër ngjitës dhe koha nuk pret”.

Në thuajse 50 ditë Shqipëria ka vetëm 1 humbje jete nga Koronavirusi, ndërsa gjithsej 2457 qëkurse pandemia u shfaq në mars 2020.