Topalli nuk shkon në “Foltore” që të mos i zerë vendin ndonjë demokrati që pret jashtë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur lidhur me zhvillimet brenda PD. Teksa shprehur mbështetjen e saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Topalli tha se Lulzim Basha u shit tek kryeministri Edi Rama që në vitin 2017.

Dhe pse shprehu mbështetjen për “Foltoren”, Topalli nuk ka ka shkruar asnjëherë fizikisht krah Berishës.

E pyetur në “Opinion” pse nuk ka shkuar në sallat ku mbahen “Foltoret”, Topalli tha se nuk ka shkuar që mos i zërë vendin ndonjë demokrati që prej jashtë ambientit ku mbahet takimi me demokratët.

Topalli: Unë kam 10 vite, në mënyrë të veçantë gjatë kohës së çadrës dhe pas çadrës kur Basha tradhtoi çadrën dhe hyri në qeveri me Ramën. U kam thënë demokratëve largojeni Bashën se iu ka shit tek Rama. Mbarpa iu kam thënë pa larguar Bashën nuk ikën Rama. Unë vetëm kam mbrojtur PD dhe atë që bën foltorja. Do kisha dashur shumë që kjo foltore të kishte filluar më parë.

Fevziu: Jozefina ti je me “foltoren”?

Topalli: Jam me qëndrime.

Favziu: Pse nuk ke shkuar në sallë deri tani?

Topalli: Pse t’i zë vendin një demokrati kur ata rrinë jashtë duke pritur me qindra se s’kanë vend ku të ulen, unë aty jam i kam parapri. PD me Bashën shkoi në binarin e vdekjes, kjo foltore e çoj pd në një orbit tjetër dhe Berisha ia ka marrë partinë “de facto” Lulzim Bashës./ Opinion.al

Comment

*