Topi: Ditëve të lumtura të Ramës në delir do t’u vijë fundi, shpejt s’do të dijë ku të fshihet!

Ish-presidenti Bamir Topi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa në televizionin “News 24”

Gjatë fjalës së tij, Topi tha se opozita ndodhet në një moment të vështirë dhe e ardhmja e PD është e paqartë për momentin. Ai gjithashtu parashikoi një fund të hidhur për kryeministrin Edi Rama, për faktin se ai aktualisht ka të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij.

E ardhmja e PD?

Bamir Topi: Ndonëse demokratët në përgjithësi i vjen keq se kanë kaluar 30 vite në atë parti, e ardhmja nuk është në atë shërbim si një mundësi që e djathta të vij në pushtet. Këta të dy në mënyrë të barabartë, në mënyrë okulte e kanë drejtuar PD, e kanë zvogëluar në mënyrë të pabesueshme, e kanë larguar kohë pas kohe duke e anatemuara. Kanë lidhur aleanca formale. Mjafton të kishin kryetarët e disa partive aleate aty dhe kjo e ka lënë opozitën në kuota minimale. Unë vij me shqetësimin e një njeriu që është projektuar te e djathta, e cila nuk ekziston. Si e djathta për t’i bërë një pushteti që i ka marrë të gjitha institucionet. Mënyra se si është ndërtuar politika, kush e mori drejtimin, ku erdhi dhe a u zgjidhën çështjet më të rëndësishme siç ishte prona dhe të tjerat që kishin të bënin me ekonominë kombëtare.

 

 

Të kalojmë te shqetësimi i plotë, te mandati i qeverisë Rama?

Bamir Topi: Rama nuk ka interes të futet në këtë përballje (Situatën në PD). Këtu le të futet cilido faktor, nuk e ndalon këtë shkatërrim, është pa kthim. Partitë duhen parë si institucione që e kontrollojnë njerëzit. Njerëzit janë në dispozicion të arritjeve. Të gjithë njerëzit, precipitojnë te arritja. Unë e di që fundi parashikohet dhe këtë parashikim e bëj pa më të voglin siklet. Unë e shikoj si një fund që ka ardhur. Çështja është si do të ngrihet, rindërtohet. Siglat që nuk japin më asnjë lloj shansi duhen tani vonë. Duhet një front i ri të ngrihet për të përballuar sfidat që ka Shqipëria.

Sa gjasa ka kjo?

Bamir Topi: Këtë gjithmonë e rregullon tregu, edhe politikën. Të gjithë mendonin në ’85 kur ndërroi jetë drejtuesi i lavdishëm dhe të gjithë qanin. Këta persona që e konsiderojnë veten të rëndësishëm, janë përgjegjësit kryesorë. Pas dy vitesh ka garë elektorale.

A mund të qëllojë të bëj gabime zoti Rama në një kohë që mund ti bënte në një opozitë më të shëndetshme?

Bamir Topi: Në Shqipëri askush nuk i ka shpëtuar kësaj. Kur shikon sot Sali Berisha veten e vet të nxjerrë përjashta nga njeriu i oborrit të tij, çdo skenar është i besueshëm. Rama ka vendosur tërë Shqipërinë, institucionet në thundër të tij, nëse është në delir të dalë prej saj, sepse pas ditëve të lumtura do të vijnë ditë problematike dhe nuk ka ku do të fshihet më. Ky është fati i të gjithë atyre që mendojnë që bota është në dorë të tyre. Unë isha kryetar shteti, futem në garë elektorale dhe marr vota për të pasur dy deputetë në Tiranë dhe në fund masakrohem dhe nuk futem vetë në parlament. Këta janë të pa besueshëm, kur thonë masakër elektorale. Por ata kanë qenë bashkë. Kanë eliminuar nga parlamenti njerëz që nuk i donin të dyja palët, kanë eliminuar parti të reja. Në gusht të vitit që kaloi, unë kam tentuar të nxjerr Lulzim Bashën nga ëndrra e tij. Më tha do të bëhem kryeministër, e ke të sigurt i thashë. Unë i tregova se ti s’mund të bëhesh kryeministër nëse i ke hyrë kësaj Bashe me këtë ide.

Si e parashikoni 11 dhjetorin?

Bamir Topi: Këtu do të futet në lojë sistemi i avokatisë politike dhe procedurale. Këtë betejë nëse do të ekspozohet do e ketë të humbur. Ai do e shpëtojë zyrën e tij me gjykatë, këtu duket se e ndihet i qetë, por partinë e ka humbur absolutisht.

Por personat që brenda partisë që po flasin kundër atij?

Bamir Topi: Për hir të së vërtetës e kam dëgjuar me respekt, prononcimin e zotit Alizoti. Sepse ai në informacionin që kam unë vjen nga një vend tjetër. Shoh një njeri të artikuluar mirë. Individi duhet të jetë në funksion politik.

Do të kemi ditë me zhvillime, ditë pas dite për PD do të ketë të reja.

Bamir Topi: Do të ketë zhvillime dhe do të ketë një situatë pesimiste. Po flasim sikur jemi 6 muaj prapa. Në çfarë gjendje është opozita shqiptare? Në gjendje mjerane. Në garën e parë elektorale do të rrëzohet. Drama është që e kanë lënë vendin pas 30 viteve tranzicion pa demokraci. Sot një parti si dikur mund të kalojnë si dikur.

(BalkanWeb)

Comment

*