Trajkoviq: Askush s’di ku përfundojnë 800 milionë euro që i ndan Serbia për Kosovën

Prishtinë, 14 shtator 2022 – Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë sot se askush nuk e di se ku përfundojnë paratë që ndahen nga Serbia për komunitetin serbe në Kosovë.

Zonja Trajkoviq ka thënë se nëse Serbia do të investonte 800 milionë euro në vit për komunitetin serb në Kosovë, siç ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kjo do të ishte një pasuri e vërtetë. Ajo ka dyshime se këto para hyjnë në Kosovë zyrtarisht dhe dalin nga Kosova jozyrtarisht. Për këtë ajo i fajëson strukturat e ngritura nga Lista Serbe si edhe vetë Vuçiqin.

“Askush nuk e ka parë llogarinë përfundimtare për të treguar se ku shkojnë ato para. Neve na intereson të dijmë se ku shkojnë ato para. Nëse do të investoheshin kaq shumë para në komunitetin serb, në infrastrukturën ku jetojnë serbët, kjo do të ishte një pasuri e vërtetë. Kam frikë se (paratë) hyjnë zyrtarisht e dalin jozyrtarisht nga Kosova dhe për këtë fajin e kanë strukturat e ngritura nga Lista Serbe dhe nga Vuçiqi”, kathënë Trajkoviq në televizionin lokal serb “KIM”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë raportimit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se Serbia çdo vit investon në Kosovë nga 750 deri në 800 milionë euro.

Ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë, Branimir Stojanoviq, ka thënë se nuk ka një pasqyrë të plotë të shpenzimeve të parave të destinuara për serbët në Kosovë. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e atyre parave “ndoshta shkon për paga”, kurse pjesa tjetër “shkon për investime kapitale”.

Stojanoviq ka thënë gjithashtu se pjesa më e madhe e invedtimeve kapitale bëhen në pjesën veriore të Kosovës, gjë që përbën shqetësim për serbët në pjesën tjetër të Kosovës.

“Ajo që shqetëson më shumë dhe bën që njerëzit të jenë të pakënaqur, është përsse pjesa më e madhe e atyre investimeve kapitale shkon në veri të Kosovës dhe vetëm një pjesë e vogël përfundon në jug të Ibrit. Sigurisht, një pjesë e konsiderueshme e parave shkojnë për Kishën Ortodokse Serbe. Ajo që nuk është mirë është se projektet e mëdha, si ndërtimi i banesave, po bëhet në veri. Këtë vit janë ndërtuar 19 objekte banimi në veri të Kosovës dhe asnjë në jug të Ibrit”, ka thënë Stojanoviq.

(r.m.)

Comment

*