Tre filma nga Kosova në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Sarajevë, 22 korrik 2021 – Tre filma nga Kosova janë përzgjedhur për Festivalin e 27-të të Filmit në Sarajevë. Në konkurrencë do të jenë filmat: “Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, “Luaneshat e Kodrës”, me regji nga Luana Bajramit dhe “Pa vend” me regji nga Samir Karahodës.

Për çmimet e festivalit do tëkonkurrojnë 47 filma. Prej tyre, 18 filma do të kenë në Sarajevë premierën botërore, 3 filma premierën ndërkombëtare, 1 film ;premierën evropiane, 24 premierën rajonale dhe 1  film premierën boshnjake.

Në festival ndahen çmimet për filmin më të mirë artistik, për filmin më të mirë dokumentar, për filmin e shkurtër më të mirë të dhe përfilmin më të mirë të studentëve.

Festivali i 27-të i Filmit në Sarajevë, i cili është festivali më i madh i filmit në Ballkanin Perëndimor, do të mbahet prej 13 deri më 20 gusht.

Festivali ishte themeluar në vitin 1995 nga një grup entuziastësh, si akt i  rezistencës ndaj rrethimit të Sarajevës nga forcat ushtarake e paramilitare serbe.

(r.m.)