Tre ndërkombëtarë janë sulmuar në Zveçan, gjatë aksionit kundër kontrabandës

Prishtinë, 22 tetor 2021 – Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë ndërkombëtarë janë sulmuar gjatë aksionit kundër kontrabandimit të mallrave në pjesën veriore të vendit.

Në raportin e policisë thuhet se një person i panjohur ka gjuajtur me gurë automjetin në të cilin gjendeshin tre zyrtarët ndërkombëtarë. Për fat të mirë, në këtë sulm nuk kapasur të lënduar.

Sulmika ndodhur në Zveçan, më 13 tetor, rreth orës 11:00.

Lidhur me sulmin është informuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve lidhurme rastin.

Serbët në pjesën veriore të Mitrovicës kanë organizuar protesta kundër aksionit të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Protestuesit  kanë sulmuarme gurë emjete piroteknike pjesëtarët e policisë. Dhjeta pjeëtarë të policixsë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes meprotestuesit.

Njoftimi i policisë:

“Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i  dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në raportin e policisë.

(r.m.)