Tre qytetare nga Kosova u plagosën në aksident pranë Fushë-Krujës

Dyshimet e para janë se njeri nga të dy automjetet “Mercedes-Benz” kreu një parakalim të gabuar dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë

Knid Ndrenika

Tre qytetare të Kosovës u dërguan për ndihmë të menjëhershme mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit automobilistik që pësuan pranë Fushë-Krujës.

Policia njoftoi se në rrugën Tapizë-Derven të Krujës rreth orës 07:00, u ndeshën dy automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K.

Sipas policisë, përplasja e mjeteve shkaktoi lëndimin e pasagjerëve banorë të Kosovës, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.

Policia, tha se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve pa saktësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Dyshimet e para janë se njeri nga të dy automjetet “Mercedes-Benz” kreu një parakalim të gabuar dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.