Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë

Stokholm, 5 tetor 2021 – Tre shkencëtarë e kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për 2021. Ata janë, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi.

Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”.

Komiteti tha se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Ndërsa puna studimore e shkenctarit Parisi bëri të mundur “kuptimin dhe përshkrimin e shumë fenomeneve që gjejnë zbatim jo vetëm në fizikë por edhe në fusha tjera siç është matematika, biologjia, neuroshkenca dhe inteligjenca artificiale”.

Çmimet për Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

Fituesit do të ndajnë shpërblimit prej rreth 1.1 milionë dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

(REL)

Comment

*