Triatleti shqiptar Chris Nikiç, në posterat e dyqanit ADIDAS në New York

Nga Beqir SINA – New York

Posteri reklamues i Triatletit të Olimpiadës Speciale, shqiptaro-amerikanit që jeton në Florida, Chris Nikiç, vendoset në një kornizë të madhe xhami, dhe është pjesë e murit të reklamave në posterat e dyqanit të firmës ADIDAS në qendër të New Yorkut.
Chris Nikiç, i cili bëri histori vitin e kaluar, dhe u bë personi i parë me sindromën Down, që përfundoi Triathlon Ironman, duke shtuar listën e tij të arritjeve, edhe muajin e kaluar me përfundimin me sukses në Maratonën e Bostonit, ka marrë më shumë vemendje këto ditë në metropolin e botës, New York City, qytetin e reklamave, me një poster reklamues të dyqanit më të madh të artikujve sportiv ADIDAS, (46th dhe Madison Ave).
Është, shumë e zakonshme që tregtarët të përdorin postera në fushatat e tyre reklamuese, me mjekët e personazhe të famshme, sportistët, stilistët dhe artistët, në mbarë botën, ku konkurrojnë në bukurinë, efikasitetin dhe origjinalitetin e veprave dhe kryeveprave të tyre, por e rallë dhe e paparë ndonjër, që ndonjë kompani nga më të mëdhat në botë, të artikujve sportivë, të ketë edhe një Shqiptar. Madje një i ri, atletët me aftësi të kufizuara intelektuale(sindromën Down). Një anëtar i familjes Nikiç, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, sot para Maratonës së NYC, se ai ishte jashtëzakonisht i gëzuar kur ka parë në dyqanin e artikujve sportivë Adidas, në New York City, nipin e tij, vendosur në poster reklamën të murit në hyrje të dyqanit ADIDAS.
“Jam jashtëzakonisht krenar që nipi im Chris Nikiç, u “mirëprit” me shumë ngrohtësi në dyqanin “Adidas” në 46th dhe Madison Ave, me dy postera të mëdhenj të Triathlon Ironman,Chris Nikiç, brenda dhe jashtë dyqanit të tyre kryesor.” shkruajti ai.
Triatleti special i Olimpiadës, që jeton në Florida Chris Nikic, kështu vazhdon t’i tregojë botës se atletët me aftësi të kufizuara intelektuale(sindromën Down) mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, nëse atyre u jepet vetëm shansi, ka thënë rubrika sportive e CNN.