Trupat e ushtrisë kosovare të kërkim-shpëtimit priten me duartrokitje në Adana

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

Të paktën 5,034 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën. Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,432, tha të martën Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive të Turqisë (AKOM).

Në Siri , numri i të vdekurve është rritur në 1,602 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe zonat e kontrolluara nga opozita, thanë zyrtarët.