Trupat ruse futen në Kharkiv, në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë

Kiev, 27 shkurt 2022 – Zyrtarë lokalë të Kharkivit, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë se trupat ruse e kanë thyer rezistencën e forcave mbrojtëse dhe kanë hyrë në qytet.

Udhëheqësi i administratës rajonale të Kharkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se pajisjet ushtarake ruse “kanë hyrë në qytet”.

Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse “duket se janë në qytet”.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”, ka  thënë ai.

Para deklaratës së tij janë shfaqur pamje të disa automjeteve ushtarake ruse në zonat e afërta të qytetit, si edhe pamje të luftimeve midis trupave ruse dhe forcave mbrojtëse nëpër rrugët e qytetit.

Lajmin e kakonfirmuar edhe një këshilltar i ministrit  të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Më herët, kabineti i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensiy, ka thënë se trupat ruse e kanë hedhur në ajër nënstacionin e gazsjellësit në periferi të qytetit.

(r.m.)