Trupat Speciale ushtarake zhvillojnë stërvitje në kushte ekstreme dimërore me dëborë dhe akull

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja në juglindje, në Korçë, përfshiu Batalionin e Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore

Knid Ndrenika

Trupat speciale të ushtrisë së Shqipërisë zhvilluan një stërvitje të panjoftuar në zonën e Voskopojës në Korçë për operacione të mundshme në kushte ekstreme të motit me temperatura nën zero, dëborë dhe akull.

Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore po e zhvillon stërvitjen sipas njoftimit të mëvonshëm të ministrisë, në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore.

Qëllimi i ushtrimeve të trupave speciale, është të provojë kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02” në kushtet e rënduara të terrenit nga moti i lig.

Në këtë stërvitje në kushte të ngjashme terrenit dhe moti si në frontin lindor të Europës, ushtria po provon gjithashtu kapacitetet e dislokimit të trupave dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.

Trupat speciale janë shfaqur me uniforma kamuflazhi dimëror, armatim, municion, pajisje për lëvizjen në dëborë dhe ngrica si dhe mjete të lehta.

Stërvitja ka kohëzgjatje 72 orë ndarazi të Forcave Speciale dhe u përcoll nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe ministri i Mbrojtjes.

Në një mesazh të mëparshëm ministri Niko Peleshi ka vlerësuar në një takim me Komandën Mbështetëse të ushtrisë, gjendjen e vështirë përpara më të keqes, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për konfliktin Rusi-Ukrainë.

 

Comment

*