U mbajt Festivali i 30-të Shqiptar në New York: Kushtuar Monsignor Zef Oroshit

Bukuria dhe madhështia e këtij festivali për tre dekada, si u shpreh Dom Pjetër Popaj, janë fëmijët shqiptarë të lindur e rritur në Amerikë, që vishen me veshjet popullore, këndojnë e vallëzojnë shqip.

Nga Beqir SINA – New York

BRONX NY: Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” mbajti Festivalin e 30 Shqiptar, për dy netë me radhë (5 dhe 6 nëntor) në sallën e koncerteve në Qendrës Komunitare Illyria në Bronx, New York. Festivali i këtij viti iu kushtua figurës së lartë të mërguarit, të ndjerit Monsinjor, Prof. Dr. Zef Oroshit, themeluesit të Lidhjes Katolike Shqiptare dhe Kishës së Parë Katolike në të gjithë Amerikën por edhe në mbarë botën jashtë territorit shqiptar.

Ky festival, mbahet nën kujdesin Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Qendres kulturore “Nëna Tereze”, famullitarit të saj Dom Pjetër Popaj, dhe është për 30 vjet me radhë  eventi më i madh shqiptar në Amerikë.

Ky aktivitet unik për nga jetëgahtësia e tij dhe organizimi në Amerikë nga shqiptarët,  synon të ruajë traditat dhe vlerat artistike të kombit shqiptar, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Edhe pse larg vendlindjesata tregojnë si po ruajnë vlerat e kombit.

Bukuria dhe madhështia e këtij festivali për tre dekada, si edhe u shpreh Dom Pjetër Popaj janë fëmijët shqiptar të lindur e rritur në Amerikë, që vishen me veshjet popullore, këndojnë e vallëzojnë shqip.

Gjatë dy netëve të këtij festivali qindra pjesëmarrës, e mbushën përplot sallën e koncerteve në Qendrën Komunitare Illyria. Duke i dhënë mundësinë, komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, të argëtohen me këngëtarë të njohur nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, dhe me grupet e vallëtarve nga Nju Jorku, e zona për rreth tij. Të cilët, e pasuruanë edhe më shumë Festivalin me instrumente, kostume të larmishme folklorike, dhe këngë e valle të ndryshme nga të gjitha trevat.

 Famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, në cilësinë e mikëpritësit dhe organizatorit të këtij festivali në fjalën e hapjes mbasi foli per figurën e Monsinjor Zef Oroshit, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve, duke shfaqur kënaqësin pjesmarrjen ndër vite për të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë,  që kanë lindur këtu në Amerikë, dhe janë duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare.

“Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë, dhe, ne krenohemi me ta ” tha Popaj.

Ndërsa foli për festivalin juhilar , ai tha se ja dedikojm Monsinjor Zef Oroshit, themeluesit të kishës shqiptare në Amerikë, ndërsa, vazhdojë të tregojë me data se si u ngrit Kisha Katolike e shqiptarve në Nju Jork, dhe u themelua festivali gjerisa përparojë së bashku me kishën deri më sot.

Popaj tregoj se: “Dom Zef Oroshi, prej ditës së parë, që ka ardhur në Amerikë, është interesuar si t’i bashkojë emigrantët shqiptar të porsaardhur, dhe pas disa vitesh organizoi blerjen e një zyre funerali, në adresën 4241 Park ave, Bronx Nju Jork. Dhe, natën e krishtlindjeve të vitit 1968, ai me besimtarët e kremtojnë meshën e parë shqip, në qendrën e re shqiptare, dedikuar Zojës së Këshillit të Mirë”.

Duke cituar Dom Zef Oroshin, në meshën e parë shqip tha : “Kjo kishë është një shkëndijë e vogël sot, por, që një ditë do të rritet e bëhet “Dritë e Madhe”, për të gjithë shqiptarët.”

”Sot, ne gëzojmë këtë kishë të bukur, që i shërben fesë edhe kombit tonë.Saesa organizime, që janë bërë në këtë kishë, një ndër to është edhe ky festival – që këtë vitë është jubilar – dhe po feston 30 vjetorin ndersa i kushtohet Monsinjor Zef Oroshit, themeluesit të kishës shqiptare në Amerikë”, tha Dom Popaj. Ai e quajti festival të bashkimit: “Vit pas viti në festime të tilla, ne bashkohemi me njëri tjetrin, dhe i ripërtërijmë realiacionet tona , shprehem kënaqësinë për gjuhën e kulturën tonë. Përkrahim njëri tjetrin,  gëzohemi së bashku dhe qëndrojmë së bashku.”

Më pas ai ka treguar çelsin e suksesit të këtij festivali i cili ka jetëgjatësi : “Për jetëgjatësinë dhe suksesin tridhjet vjeçar, në shenjë faleminderimi sot, për të gjithë ata njerëz që kan punuar për këtë qëllim. Duke filluar prej Monsinjor Zef Oroshit, e pasardhësve të tij, deri më sot, kur ne kremtojmë me këngë e valle shqiptare të kënduara e të vallëzuara prej të rinjëve e të rejave të komunitetit tonë. Madje, shumica prej tyre janë të lindur e rritur këtu në Amerikë, por, janë krenar që janë shqiptar. Gjithashtu, edhe ne jemi krenar me këta fëmijë dhe këtë festival dhe këta fëmijë”.

Në fund të fjalës së tij Dom Pjetër Popaj, faleminderojë në mënyrë të posaqme, zotin Mark Gjonaj, dhe Illyria Community Ceneter, për lejen dhe mundësin që u dha të mbajnë këtë festival.

“Falederoj organizatorët e festivalit që për çdo vjet dedikojnë kohë, talent dhe energji, që festivali Shqiptar, të dalë sa i pasur dhe më i bukur. Faleminderit të gjithë ju për pjesmarrjen dhe përkrahjen tuaj, qofshit gjithmon të gjithë të lumitur e të gëzuar” tha Famullitari Pjetër Popaj.

Mark Gjonaj, i cili është treguar i pakursyer për çdo aktivitet të komunitetit shqiptar gjatë këtyre 15 viteve, të fundit, shprehu një kënaqësi të veçantë, që Festivali Shqiptar po mbahej në këtë qender e cila është dhuruar nga ai kur ishte këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut.

“Ndjehem shumë i kënaqur kur shikoj së bashku me ju  këtë ambjent të krijuar kuq e zi – jashtë dhe brenda sallës Illyria Community Center . S’ka, ma bukur dhe kënaqësi se të shikosh kudo kuq e zi, përkrah flamurit amerikan. Kemi, një sallë të mbushur përplot me shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës,  shqiptarët e malit të zi, maqedonisë, dhe Çamërisë, shqiptar në Amerikë që nuk kursehen për të ndihmuar për vendlindjen”.

Por, sot pata një kënaqësi të veçantë, tha Gjonaj, ndërsa isha duke folur me disa fëmijë, që po përgatiteshin për të vallëzuar në skenën e festivalit;   “Shumica e tyre të lindur këtu, madje dhe nga ata që kanë prindërit një apo dy gjenerat të lindur këtu.  Dhe, i pyes me çiltërsinë e tyre fëminorë “Përse ju visheni me kostumet popullore dhe këndoni e vallëzoni shqip?, çdo njeri prej tyre fliste plot krenari se jemi shqiptar.”

Ndërsa, më njëri që ishte edhe më vogëli prej tyre më tha “ Mua më bënë Mami dhe Gjyshja, të vishem shqiptar dhe të flas, këndojë e vallëzojë shqip”.

 Asnjëher nuk e kam ndejer veten më të kënaqur me këta fëmijë, u shpreh Gjonaj,  dhe mendoj se nuk ka kënaqësi më të madhe se çfarë merite kanë këta prindër, që i mësojnë fëmijët e tyre, të flasin shqip, këndojnë e vallëzojnë Shqip, Të mbajnë gjallë atë gjuhën e bukur shqipe, që e ka falë Zoti, që të mbajmë traditën e kulturën shqiptare gjallë e trasmetojmë ndër breza edhe këtu në diasporë.

“Secili, prej tyre me atë sinqeritetin e tyre fëminore, më bëri më të dashur me ta, më bëri më krenar për këta fëmijë të mrekullueshem që kemi në komunitet”.

Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

Njëri prej tyre i pranishëm pothuajse në çdo festival dy dekadat e fundit Skenografi dhe piktori Astrit Tota, i dhurojë në mënyrë simbolike në këtë jubile dedikuar Monsinjor Zef Oroshit, në praninë e udhëheqësve të Festivalit të 30të Shqiptar, biografit dhe mikut më të afërt i mons. dr. Zef Oroshit, në Amerikë,, z. Tomë Mrijaj, shkrimtar dhe publicist , një pikturë me protretin e figurës së lartë të mërguarit, të ndjerit Monsinjor, Dr. Profesor Zef Oroshit, themeluesit të Lidhjes Katolike Shqiptare, dhe Kishës së Parë Katolike në të gjithë Amerikën por edhe në mbarë botën jashtë territorit shqiptar.

Festivali i 30-të Shqiptar 5/6 Nëntor :

Festivali 30 Shqiptar u hap me vallen“Vallja e pranverës”, interpretuar nga grupi i valleve Rozafati, koreografe Angelina Nika “Mjeshtre e Madhe”, dhe, u mbyll me vallen me motive të Tropojës, interpretuar grupi i valleve Rozafati nga Qendra Kulturore Artistike “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Zoja Shkodrës.

PROGRAMI I FESTIVALIT XXX SHQIPTAR

NATA E PARË (e shtunë, 5 Nentor)

        Vallja e pranverës, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

      Kangë e valle tradicjonale interpretuar nga Grupi Kelmendi

     Valle e Tropojës, interpreton grupi i valleve Nora e Kelmendit, nën drejtimin e Sebastian Tinaj, muzika Agron Pllumaj

       Vallja e zogjve, interpreton grupi Barbana nën drejtimin e Nadia Hoxha e Hannah Demiri

       Vallja e Malësisë, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

     “Albulena”, këndon Besim Muriqi

     “Moj Kosov’ moj bukuroshe” këndon Haki Krasniqi

       Valle me motive të Jugut, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

        “Diell e hanë shëndritin dheun”, këndon Idriz Hulaj

      Valle e Tropojës, interpreton grupi Barbana, nën drejtimin e Nadia Hoxha e Hannah Demiri

13. Valle e Malësisë, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

NATA E DYTË (e dielë, 6 Nentor)

      “Shpresa nuk vdes kurrë”-moment teatral nga grupi Shpresa e Shqiptarëve

        Vallja e pranverës, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

       “E din“ këndon Mikeila Nonaj

      “Lozonjare“ këndon Edmond Nikolla

     Rrjedh në kangë e ligjërime, këndon Nora Ernesti

     Valle me motive të Malësisë, interpreton grupi i valleve Nora e Kelmendit, përgatiti Sebastian Tinaj, muzika Agron Pllumaj

     “Nanë Shqipni”, këndon Maria Lajçaj

         Vallje me motive të Matit, interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

Vallja e luleve interpreton grupi i valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika

Kush ta mori erën tande”, këndon Lap Logu

Djemtë e Malsisë”, këndon Vida Kunora

 Valle me motive të Tropojës, interpreton grupi I valleve Rozafati, koreografia Angjelina Nika