Ukraina e akuzon Rusinë për bombardimin e spitalit të fëmijëve në Mariupol

Kiev, 9 mars 2022 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një maternitet në qytetin jugor të Mariupolit është goditur nga ajri nga forcat ruse. Ai e ka cilësuar sulmin si mizori dhe i ka bërë thirrje Perëndimit të ndalojë fluturimet në hapësirën ajrore të Ukrainës.

“Mbylleni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po humbni humanizmin”, ka shkruar Zelensky.

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1501579520633102349?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501579520633102349%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.glasamerike.net%2Fa%2Fukrajina-rusija-rat-ukratko%2F6471293.html

Autoritetet ukrainase në Mariupol kanë thënë se së paku 17 vetë janë lënduar, midis të cilëve ka edhe fëmijë. Ushtarët dhe policët ukrainas u kasnë shkuar në ndihmë të plagosurve të cilët janë evakuuar.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se ndërtesa e spitalit është goditur medisa predha dhe është dëmtuar rëndë.

“Rusia ka kryer sotnjë krim të rëndë.Ky është krim i luftës i kryer pa kurrfarë shkasi”, ka thënë një zyrtar rajonal i policisë ukrainase.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka shpërndarë në rrjete sociale pamje të ndërtesës së spitalit pas sulmit me granata nga forcat ruse.

“Rusët e kanë granatuar sot spitalinne fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol”, thuhet në njoftim.

Autooritetet ukrainase njoftuan se 1,170 civilë janë vrarë në Mariupol prej fillimit të agresionit   rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Ka pasur raportime se autoritetet ukrainase në këtë qytet, i cili është cak i sulmeve ajrore ruse për ditë me radhë, kanë hapur një varr masiv, për shkak se morgjet e qytetit janë të mbingarkuara me trupa të viktimave.

“Fatkeqësisht, ka shumë trupa”, ka thënë zyrtari lokal, Vitaly Falkovsky, për Financial Times.

“Kjo ka qenë masë e domosdoshme sepse nuk mund t’i varrosim njerëzit normalisht. Morgjet janë të stërmbushura”, ka thënë ai.

Associated Press ka raportuar se mbi 60 persona janë varrosur në varrezën masive gjatë dy ditëve të fundit. Viktimat janë civilë dhe ushtarë e vrarë nga granatimet, por edhe banorë që kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme.

(r.m.)