Ukraina kërkon që civilët të mos evakuohen në Rusi e Bjellorusi

Kiev, 7 mars 2022 – Kievi tha se Moska po përpiqet ta manipulojë bashkësinë ndërkombëtare, duke i detyruar civilët ukrainas të evakuohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse dhe të dërgohen në Rusi ose në Bjellorusi.

Një zëdhënës i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen përmes territorit ukrainas.

“Këta janë qytetarë të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës”, tha zëdhënësi.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se Ukraina i bën thirrje Rusisë që të pajtohet për një armëpushim, për t’i lejuar ukrainasit të evakuohen drejt qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Pak orë më parë, ushtria ruse tha se urdhëroi një armëpushim, për të lejuar evakuimin e civilëve nga kryeqyteti ukrainas, Kievi, si edhe nga tri qytete tjera: Mariupoli, Harkivi dhe Sumi.

(REL)

Comment

*