Ukraina pranon të bisedojë me Rusinë pa  kurrfarë parakushtesh

Kiev, 27 shkurt 2022 – Zyra e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky, konfirmoi të dielën se një delegacion ukrainas do të takohet me zyrtarët rusë, nër përpjekje për ndërprerjen e operacioneve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës.

Përmes një njoftimi në aplikacionin “Telegram”, zyra e presidentit Zelensky njoftoi se të dyja palët do të takohen në Bjellorusi, në një vend në kufi me Ukrainën, por tregoi se kur pritet të realizohet tanimi.

“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, afër Lumit Pripjat”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, aleat i Presidentit rus, Vladimir Putin, “ka pranuar të garantojë që të gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e vendosura në Bjellorusi do të qëndrojnë në tokë, gjatë kohës së udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit prapa të delegacionit ukrainas”.

Ky njoftim erdhi disa orë pasi Kremlini njoftoi se delegacioni rus ishte nisur për në Bjellorusi, në pritje të takimit.

Fillimisht, zyrtarët ukrainas thanë se janë gati për bisedime, por kërkuan që takimi të mos zhvillohet në Bjellorusi.

“Neve na përshtatet secili qytet tjetër nga i cili nuk janë lansuar raketa kundër nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”, ka thënë Zelensky.

(r.m.)

Comment

*