Ukraina shënon Pashkët nën hijen e luftës

Ukrainasit po shënojnë Pashkët ortodokse në kryeqytetin Kiev, me lutje për ata që luftojnë në vijën e parë dhe të tjerë të bllokuar në qyete si Mariupoli.

Qindra besimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Volodimirit në Kiev duke mbajtur shporta për t’u bekuar.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës bëri thirrje në meshën e mesnatës në Stamboll për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainë, duke thënë se në vend po shpalosej një “tragjedi njerëzore”.

Ndërkohë Papa Françesku bëri thirrje për ndaljen e sulmeve në Ukrainë të dielën, në mënyrë që të mund të arrijë ndihma tek popullata e në nevojë dhe u kërkoi udhëheqësve që “të dëgjojnë zërin e njerëzve”.

Duke folur para dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, ai përsëriti thirrjen për një armëpushim për Pashkëve dhe ndaljen e sulmeve. (VOA)