Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse

Kiev, 21 mars 2022 – Ushtria ukrainase tha se e ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse.

Stafi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se Andrey Paliy, kapiten i klasës së parë, është vrarë nga forcat ukrainase gjatë luftimeve për pushtimin e Mariupolit.

Moska nuk ka komentuar ende lidhur me këto raportime të Ukrainës, por informacioni nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Paliy ishte zëvendëskomandant i flotës së Detit të Zi të Rusisë dhe besohet se është oficeri i parë i marinës që është vrarë gjatë pushimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Të shtunën, më 19 mars, Ushtria e Ukrainës tha se e ka vrarë edhe gjeneral-lejtënant Andrei Mordviçev, i cili thuhet se është oficeri më i lartë rus që është vrarë në Ukrainë.

Sipas Stafit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës deri më tash janë vrarë 14,700 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 476 tanke, mbi 200 avionë, helikopterë e dronë dhe rreth 1,487 automjete të blinduara.

(Sipas REL)