UNICEF: Deri në maj, Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 vaksina

Prishtinë, 30 mars 2021 – COVAX ka premtuar 100 mijë e 800 doza të vaksinës ANTI-COVID për Kosovën falas.

Programi i UNICEF në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova, deri në muajin maj, do të furnizohet me 76.800 doza shtesë të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

“76.800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim”, ka thënë UNICEF-i në Kosovë.

Kosova është furnizuar nga COVAX me 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Kontigjenti i pare i vaksinës arriti në Kosovë të dielën, ndërsa vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë ka filluar të martën. Pas tyre do të bëhet vaksinimi i personave mbi 80 vjeç.

(r.m.)

Comment

*