Universiteti i Prishtinës nderon ambasadorët Hill e Petriç

Prishtinë, 19 qershor 2013 – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadorin amerikan Kristofer Hill (Christopher Hill) dhe ambasadorin austriak Volfgang Petriç (Wolfgang Petritsch). Ky nder u është bërë atyre për kontribution e dhënë gjatë rrugësë së gjatë të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.

Dy diplomatët ishin të dërguar special të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, gjatë periudhës së luftës që kulmoi me Konferencën e Rambujesë.

Në ceremoninë e nderimit, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka thënë se Kosova kishte fat që kishte miq kaq të fuqishëm e të përkushtuar, siç janë ambasadorët Hill dhe Petritsch.

Ambasadorët Hill e Petritsch kanë lëvdëruar përparimet e bëra në Kosovë, 15 vjet pas angazhimit të tyre në misionin e paqes në kohën e luftës.

Ambasadori Hill ka thënë se nderimi i tij është nderim për të gjithë amerikanët.

“Me nderimin e një diplomati amerikan, ju po nderoni gjithë popullin amerikan”, ka theksuar ambasadori Hill.

R.M.

 

Comment

*