Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell do të shkojnë në Kiev të shtunën

Bruksel, 5 prill 2022 – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtmer, Josep Borrell, do të shkojnë në Ukrainë në fund të kësaj jave.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se dy diplomatët e lartë të vendeve të BE-së do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, të shtunën.

Javën e kaluar ishtë në Ukrainë Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e cila u takua me presidentin Zelensky dhe mbajti një fjalim në Parlamentin e Ukrainës, në një seancë të veçantë.

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë, muajin e kaluar, shkuan bashkërisht në Kiev, ku u takuan me presidentin Zelensky. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e arritjes së marrëveshjes së armëpushimit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për çeljen e korridoreve humanitare për popullsinë civile në zonat e pushtuara nga Rusia.

Bashkimi Evropian pritet të vendosë të martën për një pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë. Por, udhëheqja ukrainase  thotë se Bashkimi Evropian duhet të japë  mbështeëtje më të madhe për rezistenën e popullit të Ukrainës ndaj agresorëve rusë.

(r.m.)

Comment

*