Ursula von der Leyen dhe Jospeh Borrell përcjellin në Kiev mesazhin e BE-së

Kiev, 8 prill 2022 – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten se vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas të Buças e treguan “fytyrën mizore” të ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin dhe premtoi se Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kievin për mbrojtjen e asaj qëajo e  quajti “kufiri i Evropës”.

Zonja von der Leyen e vizitoi qytetin e Buçës dhe pa disa nga dëshmitë e krimeve monstruoze të kryera ndaj popullsisë civile, të cilat po cilësohen si dëshmi të gjenocidit rus në Ukrainë.

Ursula von der Leyen e vizitoi Ukrainën së bashku me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Çështje të sigurisë, Josep Borrell.

Ata u takuan në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të cilit I premtuan mbështetje dhe siguri lidhur me kërkesën e tij për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Dy zyrtarwt e Bashkimit Evropian udhwtuan me tren nga kufiri i Ukainws me  Poloninw deri nw kryqytetin ukrainas, Kiev. Zonja Von der Leyen u tha gazetarëve se presidenti Zelensky po i përcillej mesazhi i qartë se Ukraina është “në rrugën drejt BE-së”.

“Zakonisht duhen vite përpara se Këshilli i BE-së të pranojë një aplikim për anëtarësim, por Ukraina e bëri këtë brenda një ose dy javësh dhe unë dua që të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

“Qëllimi ynë është të paraqesim kërkesën e Ukrainës në këshill këtë verë”, tha zonja Van der Leyen.

Ndwrkaq, kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell, u tha gazetarëve se kjo vizitw e tyre ishte një sinjal se Ukraina “e ka nën kontroll territorin e saj” dhe se vendin vazhdon të drejtojë qeveria legjitime e Ukrainës.

“Ukraina nuk është një vend i pushtuar, i dominuar. Ka ende një qeveri që pret njerëz nga jashtë vendit dhe ende mund të udhëtohet në Kiev,” tha zoti Borrell.

(r.m.)

Comment

*