Ursula Von der Leyen viziton nesër Kosovën

Prishtinë, 28 shtator 2021 – Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën nesër, më 29 shtator 2021, në kuadër të vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, zonja Von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me Kryeministrin, Albin Kurti.

Ajo do ta vizitojë edhe kopshtin “Cicërimat” në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fonde të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian e viziton Kosovën në kohën që në pjesën veriore të vendit mbretëson situate mjaft e teksionuar, për shkak të reagimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës kundër zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Të martën, gjatëvizitës në Tiranë, zonja Von der Leyen u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ulin tensionin dhe t’i zgjidhin me dialog çështjet e hapura midis tyre.

(r.m.)

Comment

*