Ushtria serbe tërhiqet nga kufiri me Kosovën, mjetet e blinduara kthehen në Rashkë

Televizioni serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjës në Rudnicë është tërhequr nga aty dhe janë vendosur në Rashkë.

Sipas informacioneve të N1, as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinjë, teksa policia e Kosovës e bëri ndërrimin në ora 12:00.

Ndërkaq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.BalkanWeb