Ushtria ukrainase e shkatërron një kolonë të tankeve dhe autoblindave ruse afër Kievit

Kiev, 10 mars 2022 – Departamenti i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se një kolonë të tankeve dhe autoblindave të ushtrisë ruse në rajonin Boryspil, në periferi të Kievit. Kolona e trupave ruse ishte në lëvizje drejt kryeqytetit të Ukrainës.

Sipas njoftimit, në këtë sulm është vrarë edhe komandanti i regjimentit rus, koloneli Zakharov.

Departamenti i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës publikoi edhe pamjet e sulmit. Në to shihet kur kolona e tankeve dhe autoblindave ruse goditet në krye dhe në bisht, gjatë lëvizjes në rrugën kryesore të Boryspil e pastaj shihen edhe të shtëna në objektiva të tjerë.

Kolona e trupave ruse është goditur nga një njësi artilerike e ushtrisë ukrainase, e ndihmuar nga dronë.

(r.m.)

Comment

*