Ushtria ukrainase thotë se e fundosi një anije luftarake ruse

Kiev, 7 maj 2022 – Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit “Serna? të flotës ruse në Detin e Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk, të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram.

Ai e publikoi një video ku shihet një dron duke e qëlluar anijen.

Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. 

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas raportuan se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zone, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit e patën goditur anijen ruse të luftës “Moskva” në Detin e Zi, e cila qe përmbytur.

“Moskva” cilësohej si krenaria e flotës ruse.

(REL)