Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në SHSKUK

Prishtinë, 2 gusht 2022 – Valbon Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Lajmin e ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media.

“Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Pas miratimit të dorëheqjes së Krasniqit, Bordi Drejtues e ka emëruar Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçin ushtruese të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK.

Valbon Krasniqi ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, në shkurt të vitit 2021. Pak ditë më parë ishte raportuar në medie se Bordi Drejtues i SHSKUK-së kishte diskutuar për shkarkimin e Krasniqit, por këto raportime as nuk u konformuan dhe as nuk u përgënjeshtruan.

(r.m.)

Comment

*