Varhely: BE është kundër ridefinimit të kufijve / Rama: BE e mbështet “Shengenin rajonal”

Tiranë, 5 maj 2021 – Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se dokumentet “non-paper” janë të rreme,përndryshe do të krijonin shqetësim në Bruksel,për shkak se në to sugjerohet ridefinimi i kufijve.

Ai ka thënë se, siç është shprehur, “të gjithë e dinë se ku do të çonte ridefinimi i kufijve, prandaj asnjë njeri serioz nuk do ta shtronte këtë temë për diskutim në tryezë”.

“Po të ishin të vërteta, do ishim të shqetësuar, sepse të gjithë edimë se ku çon ridefinimi i kufijve. Kush është serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë për të diskutuar në tryezë,aq më tepër në këtë rajon ku jemi”, është shprehur Varhely në Tiranë,në një konferencë të përbashkët shtypi mrkrtyeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkaq, kryeministri Rama, i cili, sipas gazetës austriake ‘’Der Standard” e ka pranuar se e ka parë një hartë me kufij të ridefinuar, ka thënë se nuk dëshiron të humbasë energji me “historitë” që prodhohen në Shqipëri.

“E kam dhënë opinionin tim dhe s’do të lodhem së përsërituri që do ta ulim prodhimin e historisë dhe do ta rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë shumë i fokusuar në uljen e prodhimit të historisë dhe historive që këtu në Shqipëri, prej 30 vjetësh, i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke u marrë shumë energji njerëzve dhe duke u lënë shumë më pak energji se çfarë meritojnë punët e vendit dhe hallet e njerëzve”, është shprehur ai.

Rama e ka vënë theksin te “projekti” për “Shengenin” ballkanik, i cili është lansuar në Novi Sad, në Serbi, në një takim të tij me Presidentin e Serbisë. Alekdsandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriutr, Zoran Zaev.

“Sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja ime është shpallur. ‘Shengeni rajonal’ është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë nuk duhet të na pengojnë që të mbështesim rritjen e ekonomisë, mbështetjes sociale dhe një baze për të ardhmen që do t’u shërbejë fëmijëve të rajonit”, ka thënë Rama.

Sipas tij,ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian.

“Shengeni rajonal është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Ka kaq shumë mundësi që na takon ne ti shfrytëzojmë maksimalisht,. Është gjynah të humbasim kohë duke prodhuar historira që na çojnë asgjëkundi. Konfliktet joproduktive na kanë lënë mbrapa. Nuk duhet të ri-ballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës, mes ballkanizimit dhe europianizimit, ndërkohë që konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur”, ka thënë Rama.

“Jam dakord me Komisionerit që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjik që hapin dyert e të ardhmes me një të rënë të lapsit çon vetëm në atë që kemi parë në të shkuarën e Ballkanit dhe që nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka thënë kryeministri Rama.

(r.m.)

Comment

*