Varrosen viktimat e aksidentit të së dielës në Kroaci

Prishtinë, 38 korrik 2021 – Të mërkurën pasdite, në Gjakovë, iu dha lamtumira e fundit Valentina Binakajt (45 vjeçe) bijës së saj Erlinda Binakajt, 18 vjeçe, të cilat e humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në mëngjes në Kroaci.

Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe të afërmve, morën pjesë edhe shumë qytetarë që u solidarizuan me dhembjen e madhe të familjes Binakaj.

Po të enjten pasdite iu dha lamtumira e fundit edhe Anjeza Bellanicës, 18 vjeçares nga Krusha e Madhe.

Në faqen zyrtare të Krushës së Madhe thuhet se në ceremoninë e varrimit morën pjesë mijëra qytetarë nga Krusha e rrethina dhe nga gjithë Kosova.

“Mijëra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, thuhet në njoftim.

Të enjten u bë edhe varrimi i viktimave tjera të aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci.

Në këtë aksident e humbën jetën 10 udhëtarë të autobusit të linjës Frankurt – Prishtinë, i cili doli nga rruga dhe u përmbys anës rrugës në afërsi të qytetit Sllavonski Brod.

Në Spitalin Rajonal të këtij qyteti vazhdojnë të trajtohet edhe 15 udhëtarë që kanë marrë lëndimemë të rënda, ndërsa një tjetër është dërguar për trajtimtë mëtejshëmnë Zagreb.

Udhëtarët tjerë të mbijetuar që kishin pësuar lëndime të lehta ose kishin shpëtuar pa lëndime janë kthyer në Kosovë, të martën në mbrëmje vonë.

May be an image of 11 people, people standing and outdoorsMay be an image of 4 people, people standing and outdoorsMay be an image of 3 people, people standing, monument and outdoors

(r.m.)