Vazhdon rinumërimi i votave në 114 kuti të qarkut të Beratit

Tiranë, 21 maj 2021 – Të premten në mëngjes ka vazhduar rinumërimi i votave në 114 kuti të qarkut të Beratit.

Të enjten janë rinumëruar 46 kuti.

KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore dhe jo edhe votat për kandidatët.

Para dy ditësh, KAS i rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës të përsëriten. Sipas përfaqësuesve të këtyre dy partive, disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave më shumë se një herë.

KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.

PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe. Në 5 prej tyre LSI ka kërkuar rivlerësim dhe rinumërim.

(r.m.)

 

Comment

*