Vdes Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli

Strasburg, 11 janar 2022 – Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka ndërruar jetë në Aviano të Italisë. Zëdhënësi i Parlamentit, Roberto Cuillo, njoftoi në Twitter se Sassoli ka  vdekur në orën 01:15 të mëngjesit, në një qendër onkologjike, në rajonin verilindor italian të Friuli Venezia Giulia.

Sassoli, 65 vjeçar, ishte shruar atje prej më shumë se dy javësh, “pas një ndërlikimi të rëndë për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar”, shpjegoi Cuillo.

Sassoli ishte dërguar në spital me 26 dhjetor. Prej asaj kohe janë anuluar të gjitha takimet e tij zyrtare.

Në shtator Sassoli ishte për trajtim në një spital për pneumoni dhe nuk ishte në gjendje t’i kryente detyrat e tij si Kryetar i Parlamentit të BE-së për disa javë.

Sassoli kishte pasur edhe leukemi një herë më parë.

David Sassoli ishte Kryetar i Parlamentit që nga zgjedhjet e vitit 2019. Mandati i tij ka përfunduar këtë muaj, në gjysmë të periudhës legjislative, sipas marrëveshjes së krerëve të  shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së.

Sassoli kishte njoftuar më parë se nuk do të rikandidonte për këtë post. Pasardhësi apo pasardhësja e tij është dashur të zgjidhej javën që vjen në një seancë plenare të Parlamentit në Strasburg.

(r.m.)

Comment

*