Vdes politologu Ramush Tahiri

Prishtinë, 13 gusht 2021 – Të premten në Prishtinë ka vdekur politologu Ramush Tahiri. Pata disa muajsh ai ishte diagnostifikuar me kancer.

Tahiri i ka mbaruar studimet për shkencat politike në Zagreb. Pas mbarimit të studimeve ka punuar si gazetar në gazetën “Rilindja” të Prishtinës.

Në vitet ’90 ai është marrë aktivisht me politikë. Pak kohë ka qenë zëvendës-kryeministër dhe ministër në Qeverinë e Kosovës në ekzil.

Pas luftës, në periudhën 2001-2006, Tahiri ka qenë këshilltar politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, kurse në periudhën 2011-2016 ka qenë këshilltar i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Politogu Tahiri për shumë vite ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, e ka vlerësuar besimin e palëkundur të Ramushit se të gjitha problemet mund të zgjidhen, pavarësisht vështirësive.

“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

(r.m.)

Comment

*