Vdiq ish-Papa Benedikt XVI, në moshën 95 vjeçare

Ish-Papa Benedikt XVI vdiq në banesën e tij në Vatikan, në moshën 95 vjeçare, pothuajse një dekadë prej dorëheqjes së tij.

Ai udhëhoqi Kishën Katolike për gati tetë vite, deri në vitin 2013 dhe u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që prej Gregorit XII në 1415.

Vitet e fundit, i kaloi në manastirin “Mater Ecclesiae”, në Vatikan.

U lind si Joseph Ratzinger në Gjermani dhe ishte një nga kardinalët më të njohur të Kishës deri sa u zgjodh për të zëvendësuar Papa Gjon Palin II, në 2005. (r.a.)