Venecia i përgjigjet në tetor 3 pyetjeve të GJK për zgjedhjet e 30 qershorit

Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, Komisioni i Venecias do të mblidhet për këtë çështje në 16 tetor

Opinionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Komisioni i Venecias pritet ta jap në muajin tetor.

Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, Komisioni i Venecias do të mblidhet për këtë çështje në 16 tetor.

Pasi dëgjoi gjithë palët në proces, në korrik Gjykata Kushtetuese vendosi t`i drejtohej me tre pyetje Komisionit për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2 viteve më pare.

E para, nëse Gjykata ka kompetencë të shqyrtojë kushtetueshmërinë e procesit zgjedhor.

E dyta, cili parim kushtetues prevalon, periodiciteti i zgjedhjeve apo i pluralizmit politit?

E treta, nëse është cënuar e drejta e votuesve për të pasur mundësi zgjedhjeje.

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, që u bojkotuan nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi.OraNews