Vepra e Jusuf Buxhovit sfidon makinerinë për deformimin e historiografisë

Shkup, 22 tetor 2021 – Sot (e pretme) në ITSHKSH në Shkup u promovua vepra ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë” e autorit Jusuf Buxhovi. Në tubimin promovues, përveç autorit, botuesit nga SHBA Ramiz Tafilaj, dhe botuesit të Librit, Milaim Abdullahu, ishin të pranishëm shumë hizstorianë e studiues të fushave tjera dhe dashamirë të librit.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, në fjalën e tij, tha se historiografia shqiptare po pasurohet me një horizont të ri historiagrafik për tërësinë territoriale iliro-arbërore-shqiptare, që nga antika e deri te Ipeshkvia Shkup-Prizren.

“Maqedonia antike ishte një nga nyjat kryesore që dëshmon qenësinë e elementit shqiptar, kurse vepra e Buxhovit e argumenton këtë me një pasuri referencash shkencore, kryesisht të autorëve të huaj”, tha Dr. Asani.

Ai theksoi se historianët duhet të udhëhiqen nga parimi i shtrirjes horiozontale të elementit shqiptar dhe të mosmbeten peng i pikëpamjeve të ngushta politike.

“Në këtë drejtim Jusuf Buxhovi ka vepruar drejt tejkalimit të kallëpeve që imponon e ashtuquajtura historiografi zyrtare dhe ka dalur në treg me ide të guximshme, të cilat mund të kontestohen ose të mbështeten, varësisht nga dioptria e këndvështrimit”,, tha Asani.

Autori  i librit ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, Jusuf Buxhovi, tha se historiografia slave është falsifikuar për qëllime politike.

“Infrastruktura e falsifikimit sllav ka qenë shumë aktive dhe kjo ka ndikuar që vlerësimi mbi proceset e ngjarjet historike të mos përkojnë fare me faktografinë shkencore”, tha Buxhovi.

“Fatkeqësisht jo pak autorë shqiptarë kanë rënë në grackën e kësaj makinerie falsifikimi”, theksoi ai.

Sipas Buxhovit, historianët shqiptarë kanë rënë në dy kurthe: në kurthin idiologjik dhe në kurthin e diktatit serbomadh.

“Historiografia e ashtuquajtur zyrtare ka bërë gabime metodologjike dhe parimore, kur është përcaktuar për një histori të cunguar të shqiptarëve, me ç’rast ka ndodhur  stërkeqja shkencore e politike e historisë, ku Maqedonia padrejtësisht  është hequr tërësisht nga historia e përbashkët e shqiptarëve”, tha Buxhovi.

 “Ky është një krim historik dhe neve, si historianë objektivë, na takon ta themi të vërtetën se Maqedonia i takonte botës ilire, kurse Shkupi ishte kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve. Historia shqiptare pa Maqedoninë, pa Epirin dhe pa Dardaninë është histori koti”, theksoi ai.

Buxhovi tha se nuk ka pasur shtet mesjetar serb, kurse i ashtuqujaturi “Zakonik Cara Dusana” është sajuar në shek. 19. Ai tha se në të gjitha burimet e autorëve bizantinë nuk përmendet askund elementi serb, por vetëm elementi tribal , kurse në vend të shtetit mesjetar serb, përmendet Rashka.

“Prandaj është mirë që historiografia shqiptare të lirohet nga këndvëshrtimi ideologjik dhe të shërbehet me referenca valide shkencore të cilat rrëzojnë përtokë kullën prej kartoni të falsifikimeve serbe”, theksoi Buxhovi.

Dr. Besnik Rameti, shef i departamentit të historisë në ITSHKSH, tha se autori i librit ”Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, Jusuf Buxhovi, mbështetetet tek veprat e autorëve antikë si: Homeri, Tukididi, Herodoti, Apiani, Polibi e Straboni, tek autorët mesjetarë dhe tek Rilindasit shqiptarë.

Ai foli edhe për përmbajtjen e librit.

“Autori Prof. Jusuf Buxhovi në veprën ‘Maqedonia nga Antika deri te koha jonë’ e ndanë në pesë pjesë. Në pjesa e parë fletë për antikitetin dhe lashtësin e Maqedonisë, ndërsa në pjesën e dytë Buxhovi shkruan për Mesjetën, në pjesën tretë  – për Perandorinë Osmane, në pjesën e katërt shkruan për coptimin e Shqipërisë, ndërsa në pjesën e pestë për rikthimin e Jugosllavisë në Maqedoni. Është me interes të veçantë se si prof. Buxhovi në këtë vepër shkencore përmblodhi dokumente, fakte dhe dëshmi historike nga antikiteti për Maqedoninë deri te koha jonë”, tha Dr. Rameti.

Publicisti dhe studiuesi Emin Azemi tha se vepra historiografike e Jusuf Buxhovit ka hapur horizont të gjerë për debate dhe polemika, prandaj ai bëri thirrje që ky libër të lexohet dhe të studiohet paraprakisht, në mënyrë që të shmanget etiketimi dhe stigmatizimi i autorit pa e lexuar librin dhe për motive krejt subjektive.

Sipas Azemit, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Buxhovit që në veprën e tij voluminoze ka sjellë një mal argumentesh kundër makinerisë për deformimin e historiografisë, ku shqiptarët janë vështruar me dioptrinë e gabuar të të tjerëve.

Dr. Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, tha se libri “Maqedonia nga Antika deri te koha jonë” i Jusuf Buxhovit është një vepër e rëndësishme historigrafike, e cila kërkon një qasje serioze.  Ai  tha se në këtë libër, ofrohet një regjistër të gjatë i referencave, të cilat e bëjnë këtë vepër t’u rezistojë të gjitha kritikvee dhe paragjykimeve të mundshme.

 

Skender Asani
Emin Azemi
Ramiz Tafilaj
Jusuf Buxhovi

(r.m.)