Vesna Peshiq: Kosova është e pavarur, s’di pse serbët i bëjnë problem targat

Beograd, 21 shtator 2021 – Intelektualja dhe sociologia e njohur serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se është habitur përse në vendin e saj po bëhet problem çështja e targave të Kosovës kur Kosova është e pavarur.

“Nuk e di përse serbët po e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet t’i vendosin targat serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht se nuk është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar zinja Peshiq në një postim në Twitter.

Të hënën, Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Me këtë vendim, pronarët e automjeteve me regjistrim të Serbisë detyrohen të vënë targa të përkohshme që që hyjnë në territorin e Kosovës, njëjtë siç ka vepruar Serbia me targat “RKS” (Republika e Kosovës).

Me këtë vendim nxirreën nga përdorimi edhe targat “KS” (Kosova) dhe targat e automjeteve të serbëve të Kosovës që janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vendimi, i cili është marrë në zbatim të Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë të arritur në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, ka nxitur reagimin e serbëve të Kosovës dhe të Beogradit zyrtar.

(r.m.)  

Comment

*