Vesna Peshiq: Serbia është faktori më shqetësues në Ballkan

Beograd, 19 dhjetor 2021 – Ish-politikanja e njohur serbe, Vesna Peshiq, e ka cilësuar Serbinë si “faktorin më shqetësues” në Ballkan, sepse ajo “nuk i ka njohur ende” kufijtë e vendeve fqinje.

“Të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia i kanëpranuar kufijtë e tyre akzistues, mepërjashtim të Serbië”, ka thënë zonja Peshiq, në Forumin e 14-të për drejtësi tranzicionale, në Beograd.

Ajo ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për kurrfarë pajtimi me vendet fqinje dhe se Beogradi po punon për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, përmes mbështetjes që po i jep liderit të Republikës  Serbe, Millorad Dodik.

“Serbia u jep mbështetje të plotë këtyre proceseve (për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës)”, ka thënë Peshiq, citon Danas.rs.

Ajo ta thënë se nuk beson që Serbia po përgatitet për luftë, por nuk ka asnjë dyshim se Beogradi po përpiqet t’i realizojë objektivat e saj.

“Ajo (Serbia) dëshiron të përvetësojë një pjesë të Bosnjës e Hercegovinës së Dejtonit”, është shprehur ajo.

Zonja Peshiq e ka cilësuar si katastrofale gjendjen aktuale në Serbi. Ajo ka thënë se Serbia nuk do të zgjidhë asnjë problem, pra as problemin e Kosovës, derisa të jetë në pushtet Aleksandar Vuçiqi.

“Në Serbi mbretëron gjendje katastrofale. Me një pushtet të tillë ne nuk mund të zgjidhim asnjë problem, pra as problemin e Kosovës”, është shprehur Vesna Peshiq.

(r.m.)