Vidovdani – kodi i politikës ekspansioniste serbe

This image has an empty alt attribute; its file name is Emin-AZEMI-1-640x640.jpg

Emin AZEMI

 

Vidovdani i sivjetmë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit. Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politik të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projekohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.

 

Festa e Vidovdanit, si gjithmonë, edhe sot do të shfrytëzohet nga propaganda Beogradit për të “dëshmuar” se Kosova është djepi shpirtëror i Serbisë.

Edhe në të kaluarën, edhe sot, Serbia nuk e ka hallin tek dimensioni shpirtëror e human që transmetohet përmes fesë, por tek instrumentalizimi i fesë për politikën e saj ekspansioniste.

Kisha ortodokse ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe dhe ky rol po manifestohet sidomos muajve të fundit. Në dialogun Kosovë-Serbi, Kisha serbe është përfshi si një palë që ka synim dizajnimin e politikave të Beogradit kundrejt Kosovës.

Serbët e Kosovës sot në Graçanicë dhe në Gazimestan janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.

Patriarku serb Porfirije në liturgjinë e tij në Manastirin e Graçanicës, sot do të provojë edhe një herë të  integrojë fatalitetin serb në relievin e zhubravitur historik të mbushur me triumfalizma të sforcuar e krejt artificial.

Vetëm serbët humbjet i kthejnë në festa. Edhe kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Humbjet e serbëve në histori, nuk kanë qenë kurrfarë pengese që ato të shndërrohen në lajtmotiv vrastar për popujt tjerë. Kështu ndodhi edhe me kremtimin e  përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, kur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, reinkarnoi shovenizmin serb në politikat shtetërore hegjemoniste. Kulmi i këtij shovinizmi  u arrit me rrënimin e autonomisë së Kosovës, që ishte prologu i një fushate të përgjakshme kundër popujve tjerë të ish-Jugosllavisë, në fillim të viteve 90-të.

Vidovdani i sivjemë mund të ketë një konotacion të posaçëm në atmosferën politike që po mundohet Beogradi ta instalojë, duke e përdorur si alibi, gjoja, rrezikimin e trashëgimisë fetare në dialogun e Brukselit.

Vuçiqi do të bëjë çmos që të aktroj rolin e viktimës, sepse ai është i vetëdijshëm se vetëm petku i viktimës ia mbulon trupin e agresorit të pandëshkuar për krimet e bëra nga pararendësit e tij, ku edhe ai ishte pjesë e të njëjtës falangë vrastare.

Bashkësia ndërkombëtare do t’i ketë lexuar tash më këto kode mashtruese te serbëve, kurse krerët shtetëror e politikës të Kosovës nuk do të lejojnë që të bien në grackat e Beogradit, duke u futur në labirinthet e një dialogu ku mesjeta kishtare serbe projektohet si një Vatikan i ri që duhet të instalohet në tokën e Kosovës.

28 qershor 2021

One Response to “Vidovdani – kodi i politikës ekspansioniste serbe”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Vidovdani eshte e vetmja feste e n je popu lli te vecante,serbeve, qe jane i vetmi popull qe humbjen e feston per “fitore” eshte populli serbe.Madje,humbja e 1389 ishte humbje,katastrofike dhe mbrenda 24 oresh, e kualicionit ballkanik,apo Ilirik kunder osmaneve.kete humbje te ketij kualicioni qe serbet e festojne per “fitore” te tyre,fatkeqesisht kete ua uron edhe perfaqesuesi grenell i SHBA_ve, pa permendur pjesemarresit e tjere,aty edhe shqiptaret.