Von Cramon: “Hijet e nacionalizmit e pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor”

Bruksel, 10 maj 2021 – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se “hijet e nacionalizimit” vazhdojnë të pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka treguar se Parlamenti Evropian dhe Bundestagu gjerman i kanë kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel që të sigurohet që në Procesin e Berlinit të përfshihen pajtimi dhe përparimi i vërtetë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot Këshilli i Çështjeve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit ende po e pengojnë bashkëpunimin. Nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe nga Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ajo e ka publikuar në Twitter letrën dërguar kancelares gjermane Angela Merkel, në të cilën thuhet se “përparimi i vërtetë kërkon përkushtim më të fortë ndaj vlerave të unitetit të vërtetë evropian, të bazuar në të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e ligjit, përfshirë të vërtetën dhe drejtësinë, dhënien fund të nxitjes së urrejtjes”.

“Pa një përkushtim të qartë e të madh, nuk mund të arrihet pajtimi”, thuhet në letrën dërguar kancelares Merkel.

(r.m.)

Comment

*