Von Cramon: Zgjedhjet në Serbi dhe në Kosovë do të kenë ndikim në dialog

Beograd, 9 gusht 2021 – Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi dhe zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë do të ndikojnë në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Në një intervistë për mediunim serb “N1”, ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jenë shumë të kujdesshëm se sido të veprtojnë përpara zgjedhjeve, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve ata do ta ketë “një periudhë më të lehtë për dialog”.

Zonja Von Cramon ka shfaqur shpresën se Kurti dhe Vuçiqi e kuptojnë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është kusht pë rintegrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që të dy udhëheqësit do të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe se ata e dinë që kjo nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit”, ka thënë ajo.

Zonja Von Cramon është pyetur edhe për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Kosovë, krijimin e të cilit e kërkon me ngulm Serbia. Ajo ka thënë se Kosova është obliguar të krijojë këtë asociacion,porkatheksuar se institucionet paralele që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

“Serbët në pjesën veriore të Kosovës jetojnë në kushte relativisht të dinjitetshme. Mendoj se është e rëndësishme që në Mitrovicën Veriore të mos lejohet të forcohet dhe të thellohet hendeku etnik. Shpresoj se të gjitha minoriteteve në Kosovë do t’u garantohen disa të drejta dhe do të kenë vend në Kuvendin e Kosovës… Të gjithë ata i gëzojnë të drejtat e tyre, por në planin afatgjatë duhet të integrohen në systemin e shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur ajo.

Raportuesja e Parlamentit Evropian i ka portretizuar liderët e të dyja vendeve. Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka cilësuar si lider ambicioz që ka “plane ambicioze” dhe që synon të luftojë “shprehitë e vjetra”, sidomos korrupsionin. Ndërkaq Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar për mungesë të demokracisë, të reformave në fushën e drejtësisë dhe të lirisë së medies.

(r.m.)

Comment

*