Vrioni, “Lojtari i Ditës”, në kampionatin amerikan të futbollit

Xhakomo Vrioni, një futbollist shqiptar, është shpallur Lojtari i Ditës, në kampionatin amerikan të futbollit, MSL.
Dy golat e tij i dhanë fitoren Revolucionit, ekipit të Anglisë së Re (Boston), në ndeshjen kundër Sporting Kansas City, që përfundoi 2-1.
Revolucioni ndodhet në krye të tabelës së Konferencës Lindore.
Vrioni, i cili ka lindur në Itali, por ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren Shqiptare, është pjesë e klubit të madh italian Juventus. Ai është marrë hua nga ekipi amerikan i Bostonit, vitin e kaluar.
Faleminderit për fotografinë nga stadiumi “Gillette”, Ron Nasson. (ruben avxhiu)