Vritet 1 person dhe plagosen 5 të tjerë me armë zjarri midis Lushnjës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Lushnjë

Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga brendësia e një mjeti tip “Golf” në drejtim të lokalit në pronësi të Muçajt, ku si pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë, e kanë mbetur të plagosur pesë të tjerë.

Postblloqe policore janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit, ndërsa po kontrollohen mjetet tip “Golf” në qytet, për të rënë në gjurmët e autorëve. Gazetari nënvizoi më tej, se nga burimet paraprake, dyshohet se Muçaj mund të jetë përfshirë në ngjarje që kanë ndodhur në qytete të tjera të vendit.

“Një person ka mbetur i vdekur e pese të tjerë janë të plagosur e janë transportuar për në Spitalin e Lushnjës. Bledar Muçaj ka mbetur i vdekur. Burimet e para kanë bërë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë Bledar Muçaj, që ndodhej në mjediset e lokalit. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se autorët kanë qëlluar në drejtim të lokalit, ndërsa ajo zonë e qytetit është shumë e frekuentuar. Paniku dhe shoku te qytetarët ka qenë i madh. Fill pas të shtënave ka arritur uniformat blu. Janë ngritur postblloqe në qytetin e Lushnjës dhe qytetet e tjera.

 

 

Është duke punuar për të parë se çfarë i ka shtyrë autorët që të kryenin këtë akt, e të gjuanin me breshëri plumbash. Ata kanë qëlluar nga një makinë tip golf. Mësohet se 40-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me disa të tjerë, në ambientet e lokalit. Ashtu sikundër thashë, postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrjen e daljen e Lushnjës. Po kontrollohen lagjet e qytetit dhe automjetet tip “Golf”.

Sigurisht gjatë orëve në vijim pritet që ngjarja të zbardhet. Me aq sa kemi arritur të mësojmë, Muçaj mund të jetë përfshirë më parë në ngjarje që kanë ndodhur jo në qytetin e Lushnjës, po në qytete të tjera”, u shpreh gazetari.

###

 

Nga raportimet e para sipas BalkanWebit, thuhet se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje, në drejtim të një lokali.

Dyshohet për një të vdekur e 3 të plagosur.

Kaos! Njerëz që vrapojnë. Sirena ambulancash dhe policie dhe një grua që qan. Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Lushnjë, ku gjatë të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe tre të tjere janë plagosur.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet se si ambulanca merr një të plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja e rëndë ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Lushnjës, e cila ka qenë e populluar.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa personave, ku më pas është përdorur edhe armë. Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.

Lushnja është tronditur pak minuta më parë nga një ngjarje e rëndë.

###

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 34-vjeçari Bledar Muçaj, baba i dy fëmijëve, e njëkohësisht pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë thuhet se e persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales së qytetit.

Fillimisht sipas saj, konflikti mes personave të përfshirë ka ndodhur fizikisht, e më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Comment

*