Vritet një oficer policor gjatë aksionit kundër kultivimit të kanabisit në Lezhë

Të shtëna me armë në ishull Lezhë. Vritet oficeri i policisë Saimir Hoxha.

Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00

Mësohet se oficeri i krimeve ka qenë pjesë e një operacioni policor që u ndërmor në Kune Vain. 

44 vjeçari ka mbetur i vrarë, ndërkohë autori është identifikuar nga policia, informon Ora News.

Saimir Hoxha mbante detyrën e oficerit të krimeve në policinë e Lezhës.

Në Lezhë, polici i vrarë me detyrë nën/komisar,Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.

Kontrollet janë në të gjithë territorin, por nuk është raportuar më parë që në këtë zonë të ketë pasur kultivim kanabisi.

Një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.

OraNews/BalkanWeb

Comment

*