Vuçiq e Jeremiq përpak përplasen fizikisht në Presidencën e Serbisë

Beograd, 25 qershor 2021 – Në Presidencës së Serbisë, të premten, përpak ka ndodhur një përplasje fizike midis Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryetarit të Partisë Popullore në opozitë, Vuk Jeremiq.

Mediet serbe raportojnë se Jeremiq, bashkë tre me bashkëpunëtorë të tij, kishin kërkuar të takoheshin me Vuçiqin, i cili një ditë më parë i kishte sfiduar, duke i ftuar “t’i matnin forcat”. Por, situata kaeskaluar edhe më shumë, pas takimit, jashtë zyrës së Vuçiqit.

Jeremiq, në një deklaratë për medie, pas incidentit, ka thënë se kishte kërkuar takim me Vuçiqin për të shpjeguar ftesën e tij për “matjen e forcave”. 

“Ne shkuam që ta pyesim se a është normale që kundërshtarët politikë t’i thërrasë pë rt’i rrahur”, kadeklaruar Jeremiq pas incidentit.

Ai nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë takimit, në zyrën e Vuçiqit, por çfarë ka ndodhur pas përfundimit të takimit.

“Vuçiqi doli bashkë me katër-pesë persona të sigurimit, filloi të dridhej, të bërtiste dhe të më provokonte. Thërriste “Eja, më rrah”. Rreth tij ishin njerëzit e sigurimit. E pyeta çfarë donte. Por, nuk pati guxim të dilte jashtë. Aleksiqin e ka sharë, e ka fyer, i ka bërtitur dhe e ka kërcënuar. Mua më ka quajtur ‘hajdut’’, kurse unë atij ia ka kthyer ‘tradhtar’. E kam pyetur se a ka guxim që ta thotë këtë në RTS (Radiotelevizionin e Serbisë), para kamerave. Ai kathënë se nuk guxon”, ka treguar Jeremiq.

Nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, i cili ishte në takim bashkë me Jeremiqin, ka thënë se nga çfarë ka parë sot gjendja e Presidentit Vuçiq është shqetësuese. 

“Ne kemi pritur të bisedojmë në mënyrë të civilizuar. Ai na është drejtuar menjë fjalor të pabesueshëm. Unë e kam pyetur ‘përse nuk keni guxim të dilni në duel me mua lidhur me Jovanjicën dhe t’u përgjigjeni mepoligraf pyetjeve që do t’ua shtroja’. Ai ështëkthyer dhe kaikur.E pabesueshme. Qytetarët duhet të jenë të shqetësuar kush eudhëheq këtë vend”, është shprehur Aleksiq.

Vladimir Gajiq, anëtar i Kryesisë së Partisë Popullore, ka thënë se në takim me Vuçiqin nuk kishin thënë asnjë fjalë fyese.

“Mëbesoni, askushprej  nesh nuk ia ka thënë asnjë fjalë, nuk ia ka kthyer fyerjet. Vuk (Jeremiq) ishte i ashpër. Kemi kërkuar normalisht që të na thërrasë për bisedime. Në Serbi, ashiçarë, kurrë  s’do të mund të ketë bisedime mes pushtetit e opozitës. Presidenti Vuçiq do të mbrojë me çdo mënyrë tëmundshme pozicionin e tij. Kjo duhet t’I shqetësojë qytetarët”, ka thënë Gajiq.   

Ai ka thënë se, ndryshe nga Presidenti, njerëzit e protokollit janë sjellë në mënyrë dinjitoze, siç e Meriton institucioni i presidentit.

Nënkryetari i Partisë Popullore, Borislav Novakoviq, ka thënë se Vuçiqit i ka drejtuar një sërë pyetjesh për përfshirjen e eksponentëve më të mëdhenj të botës së krimit në qeverisjen e Novi Sadit.

“Të gjithë kriminelët janë përfshirë në administrimin e qytetit dhe në grumbullimin e votave”, ka thënë  Novakoviq. 

Ai ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “personalitet i pabalancuar emocionalisht”.

Përplasjet mes Vuçiqit e Jeremiqit, si raportohet, janë ashpërsuar për shkak se Serbia e mbështeti zgjedhjen e Shqipërisë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jeremiq, i cili ka qenë përfaqësues i Serbisë në OKB, ka kërkuar që Vuçiqi të shpjegojë përse Serbia voti pro Shqipërisë.

(r.m.)

Comment

*